‘Unë munda koronavirusin’, mësuesja me diabet dhe sëmundje mushkërie fiton kundër COVID-19

‘Unë munda koronavirusin’, mësuesja me diabet dhe sëmundje mushkërie fiton kundër COVID-19

11:25, 30/03/2020
A+ Aa A-

Një mësuese filloreje në Britani mundi koronavirusin edhe pse vuan nga diabeti dhe një sëmundje që i prek mushkëritë dhe mëlçinë.

Sarah Hall, 26 vjeç, filloi të ndihej e sëmurë në ditët e para të marsit. Kur simptomave të saj iu shtua dhe kolla ajo vendosi të vetë-karantinohej për 14 ditë.

Një telefonatë në numrin e emergjencës e bëri të dyshonte gjithmonë e më shumë për COVID-19, pasi ajo ndihej shumë e dobët, sikur do t’i binin të fikët dhe kishte probleme me frymëmarrjen.

Ajo tregon se u mundua të pinte shumë lëngje dhe të hiqte mendjen nga sëmundja, por më pas filloi të djersinte, të villte, të humbte ndjenjat dhe të kishte vështirësi në frymëmarrje, teksa kollitej.

Sarah shkon në spital, ku dhe testohet pozitive për koronavirus.

Më pas asaj i jepen shumë lëngje dhe e dërgojnë në shtëpi. Një javë më mbrapa simptomat e saj lehëtsohen.
Ajo u shërua pavarësisht diabetit dhe sëmundjeve që ajo kishte.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco