Pakistani në karantinë, mijëra kafshë braktisen në dyqane pa ushqim dhe ujë

Pakistani në karantinë, mijëra kafshë braktisen në dyqane pa ushqim dhe ujë

10:57, 30/03/2020
A+ Aa A-

Për më shumë se një javë, qyteti më i madh i Pakistanit, Karachi, është në karantinë.

Një heshtje apokaliptike ka rënë mbi qytetin me 15 milionë banorë.

Por kjo heshtje nuk ekziston në markete, ku kafshët shtëpiake të braktisura në dyqane thërrasin për ndihmë.

Mijëra kafshë janë lënë në kafazet e dyqaneve pa ujë dhe ushqim, teksa pronarët e bizneseve janë në karantinë. Fondacioni Ayesha Chundrigar ka punuar me qeverinë për tu siguruar atyre mbijetesën dhe ka ccuar shumë prej tyre në një qendër shpëtimi.

Ayesha Chundrigar, themeluesja e fondacionit, tha për CNN se kur u fut në dyqane, kafshët bërtisnin në agoni.

“Kafshë të ngordhura shtriheshin pranë atyre pothuaje të vetëdijshme, pa ventilim apo ajër,” thotë ajo.

Së bashku me organizata të tjera, janë shpëtuar kafshë nga rreth 100 dyqane, por ende shumë mbeten.

Pakistani ka rreth 1625 raste të konfirmuara me koronavirus, sipas të dhënave të mbledhura nga universiteti John Hopkins.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco