Kina kthehet në normalitet pas 80 ditësh

Kina kthehet në normalitet pas 80 ditësh

10:54, 30/03/2020
A+ Aa A-

Më 10 janar 2020 është evidentuar i testuari i parë pozitiv nga Covid-19 në Kinë.

Që nga ky moment, sot pas 80 ditësh, në Kinë numurohen 81470 të prekur nga Covid-19.

Por prej tyre, 75700 janë shëruar, ndërkohë që 1833 e kanë kaluar pa probleme këtë prekje nga Covid-19; pra 77533 kinezë, ose 95,2 përqind e të testuarve pozitivë nga ky virus, sot i janë kthyer shëndosh e mirë familjeve të tyre.

Kanë vdekur vetëm 3304 ose 4,1 përqind dhe janë ende në trajtim intensiv 633 persona ose 0,8 % e të gjithë të prekurve nga koronavirusi.

Përmbledhtas mund të thuhet se pas 80 ditësh përballje me Covid-19, Kina i është kthyer normalitetit. Në datën 29 mars 2020 kishte vetëm 31 të prekur të rinj, pra një rritje me vetëm  rreth 0,4 % dhe vetëm 4 persona të vdekur…

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco