Punëtori indian migrant tenton të kthehet në vendlindje në këmbë, humb jetën nga lodhja

Punëtori indian migrant tenton të kthehet në vendlindje në këmbë, humb jetën nga lodhja

10:31, 30/03/2020
A+ Aa A-

Një punëtor indian migrant, i cili po kthehej në këmbë në vendlindjen e tij, humbi ndjenjat dhe vdiq, sipas policisë.

India ndodhet momentalisht në karantinë, në përpjekje për të ndaluar përhapjen e koronavirusit dhe kjo ka detyruar mbylljen e transportit publik. Shumë nga punëtorët migrant kanë mbetur pa punë në këtë kohë krize dhe janë detyruar të kthehen në fshatrat dhe qytetet e vogla nga vijnë, në këmbë.

Ranveer Singh, i cili punonte si motorist-shpërndarës në New Delhi, po udhëtonte nga kryeqyteti për në vendlindjen e tij, afro 300 km larg.

Singh u rrëzua në Tokë në Agra, afro 200 km nga Delhi, raporton oficeri i policisë Arvind Kumar.

Raporti mjeko-ligjor tregon se ai vdiq nga një infarct në zemër që mendohet të jetë nxitur nga lodhja e madhe e rrugës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco