Vetëvrasja/ Drama e ministrit që druhej se nuk do mbante premtimet

Vetëvrasja/ Drama e ministrit që druhej se nuk do mbante premtimet

09:53, 30/03/2020
A+ Aa A-

Vetëvrasja e ministrit të Financave të landit Hesen në Gjermani, Thomas Schaefer ka tronditur Europën. Ajo erdhi në kulmin e krizës së pandemisë së koronavirusit

BILD

“Ai ishte i dëshpëruar dhe na la”.

Kryeministri i Hesenit, Volker Bouffier e përmblodhi kështu të dielën lajmin e tmerrshëm të vetëvrasjes së mikut të tij dhe ministrit të Financave, Thomas Schaefer, 54 vjeç.

Bouffier rrëfeu me lot në sy: “Ky lajm më goditi mua dhe të gjithëve. Na gjeti të papërgatitur. Jemi të tronditur, jemi të shtangur”.

Schaefer u gjet i vdekur të shtunën. Një letër lamtumirë e konfirmoi menjëherë dyshimin: ishte vetëvrasje!

Dhe, siç e tregoi qartë Bouffier, ajo kishte ardhur për shkak të barrës nga kriza e koronës. Kreu i qeverisë tha për ministrin e tij: “Kishim nevojë për të veçanërisht në këtë moment kaq të vështirë”.

Schaefer ishte “shumë i vetëdijshëm” për sfidën që krijonte kriza e koronës për vendin. “Ai punonte natë e ditë për të përballuar këtë krizë,” tha Bouffier.

Babai i Hesenit: “Sot duhet të supozojmë se ai ishte i shqetësuar. Mbi të gjitha ekzistojnë shqetësime të mëdha nëse do të ishte në gjendje të përmbushte pritshmëritë e mëdha të popullatës- veçanërisht sa i përket ndihmës financiare. Më duhet të supozoj se këto shqetësime e mposhtën atë. Ai padyshim nuk mundi të gjente një rrugëdalje”.

Të martën e shkuar, Schaefer mbajti një fjalim të fuqishëm në parlamentin e landit. “Jemi në fillim të një dimensioni të panjohur. Kjo do jetë detyra e shekullit,” tha ai. “Jam i sigurt që kemi një shans të mirë për t’ia dalë”.

Por në një fjali mund të kuptoje se kufizimet e kontakteve kishin rënduar edhe Schaefer personalisht. Politikani i CDU kujtoi një takim me lideren e opozitës, Nancy Faeser, pak para se të miratoheshin kufizimet: “Kjo verë e kuqe me siguri do të jetë kujtimi i fundit i një mbrëmje të lumtur së bashku për një kohë të gjatë”.

Njeriu i CDU, Schaefer, ishte ministër i Financave që prej vitit 2010. Ai ishte projektaur si pasardhës i Bouffier në zyrën e kryeministrit. Ai ka pas gruan dhe dy fëmijë, 9 dhe 12 vjeç.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Emigrant 30/03/2020 12:34

Po ky zagari we rren mashtron dhe nuk i skuqet kurr fytura.

Shto koment

Denonco