Fakt në Greqi: moshat më produktive po goditen nga koronavirusi

Fakt në Greqi: moshat më produktive po goditen nga koronavirusi

09:44, 30/03/2020
A+ Aa A-

Grupmoshat më produktive në Greqi duket se infektohen më shumë nga koronavirusi, sipas të dhënave zyrtare. Ata nga 40-64 vjeç janë 47.2% më të predispozuar të infektohen.

Siç zbuloi raporti i rishikuar i publikuar nga Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik Helenik (EODY), njerëzit midis moshës 40 dhe 64 vjeç kanë më shumë të ngjarë të bëhen shënjestra të virusit të ri në 47.2%, si dhe grupmosha 18 deri 40 vjeç në 26.8%.

Të moshuarit, të cilët janë më të rrezikuar nga komplikimet, domethënë njerëzit e moshës 65 vjeç e lart, janë të infektuar me 23% .

Fëmijët midis moshës 0 dhe 17 vjeç të cilët konsiderohen si transmetuesit më të lartë të virusit janë vetëm 2.9% të infektuar. Sidoqoftë, kjo grupmoshë është më pak e kontrolluar për koronavirus në krahasim me pjesën tjetër të grupmoshave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco