Në Wuhan besojnë se koronavirusi vrau 42 mijë persona

Në Wuhan besojnë se koronavirusi vrau 42 mijë persona

09:32, 30/03/2020
A+ Aa A-

Banorët në Wuhan besojnë se koronavirusi ka vrarë 42 mijë persona vetëm në qytetin e tyre, gati dhjetë herë më shumë se shifra që pretendojnë autoritetet kineze.

Kështu shkruan e përditshmja britanike, Daily Mail.

Zyrtarisht, Kina thotë se virusi ka vrarë mbi 3300 persona në provincën Hubei, ku bën pjesë edhe qyteti Wuhan.

Nga këta, 3182 viktima janë në Wuhan.

Por banorët pretendojnë se 500 urna për hirin e viktimave iu dorëzoheshin familjeve nga shtatë agjenci funeralesh çdo ditë.

Kjo do të thotë se janë shpërndarë të paktën 3500 urna në ditë. Për 12 ditë që vazhdoi vala e vdekjeve të mëdha, kjo do të thotë të paktë 42 mijë urna.

Trupat e viktimave në Kinë janë kremuar. Djegia e tyre është traditë, por edhe ishte pjesë e një urdhri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco