Lajmi i fundit

LIVE/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Himarë për të zgjedhur kryetarin e komanduar

I stresuar nga pandemia- Vetëvritet ministri gjerman

I stresuar nga pandemia- Vetëvritet ministri gjerman

18:17, 29/03/2020
A+ Aa A-

Ministri i Financave të landit Hessen në Gjermani, Thomas Schäfer kreu vetëvrasje. Trupi i tij u gjet të shtunën në mëngjes pranë shinave te trenit gjerman super të shpejtë, afër Hochheim.

Sipas guvernatorit të ketij shteti gjerman, Volker Bouffier, kjo mund të jete vetëvrasja e parë politike e lidhur me epideminë e koronavirusit.

Besohet se shqetësimet për të ardhmen e rajonit e kanë mbingarkuar politikanin 54-vjeçar të demokristianeve.

Schäfer la pas gruan dhe dy fëmijët e tij.

Në një version të parë të artikullit mbi vdekjen e tij, gazeta “Faz” citoi një letër lamtumire në të cilën Schäfer nuk do ta përmendte direkt virusin, por përcaktoi të ardhmen sociale dhe ekonomike të shtetit si “të pashpresë”. Më pas, gazeta vendosi të hiqte letrën e lamtumirës nga faqja e internetit, por ajo vazhdon të qarkullojnë në mediat sociale.

Guvernatori Bouffier kujtoi i emcoionuar se Schäfer ishte i zënë “ditë e natë” me krizën aktuale dhe shtoi se “duhet të supozojmë se ai ishte shumë i shqetësuar për përmbushjen e pritjeve të mëdha të popullatës – veçanërisht në frontin e ndihmës. Duhet të supozoj se këto shqetësime e kanë sforcuar atë. Ai me sa duket nuk pa më rrugëdalje. Ai ishte i dëshpëruar dhe na la”.

Disa ditë më parë, duke folur në parlamentin e Hesse-s, Schäfer e përshkroi epideminë e koronavirusit si “sfida e shekullit”.

Hessen është landi më i rëndësishëm financiar i Gjermanisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco