756 të vdekur në 24 orët e fundit/ Rriten numri i të infektuarve në Itali

756 të vdekur në 24 orët e fundit/ Rriten numri i të infektuarve në Itali

18:15, 29/03/2020
A+ Aa A-

756 persona raportohet të kenë humbur jetën në 24 orët e fundit në Itali, duke rënduar edhe më shumë bilancin e viktimave.

Sipas buletinit të Mbrojtjes Civile Italiane, numri total i vdekjeve ka shkuar në 10.799 raste, ndërsa rritje me 5,64% kanë pësuar edhe të infektuarit e rinj, që vetëm në 24 orët e fundit janë plot 5217 persona duke e çuar në 97689 numrin total të të prekurve.

Sipas të dhënave më të fundit, 3,906 persona janë në gjendjen kritike për jetën.

Lajme të mira sa i përket të shëruarve që janë 13.030 ose 646 më shumë se 24 orë më parë.

Buletini i të dhënave sipas rajoneve, ku vijon të kryesojë Lombardia me rreth 41 mijë raste të infektuarish në total dhe mbi 6300 viktima:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco