Bilanc tragjik/ Spanja si Italia, 838 të vdekur në 24 orët e fundit

Bilanc tragjik/ Spanja si Italia, 838 të vdekur në 24 orët e fundit

16:44, 29/03/2020
A+ Aa A-

Autoritetet  spanjolle kanë njoftuar se të paktën 838 persona të tjerë kanë ndërruar jetë si pasojë e COVID-19. gjatë 24 orëve të fundit duke e çuar numrin total në 6,528.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë, janë konfirmuar edhe 6,500 raste të reja të infektuarish duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 78,797.

Kryeministri Pedro Sanchez njoftoi masat e mëtejshme shtrënguese për të mbajtur nën kontroll epideminë.

Ashtu si në shumë vende të botës, edhe në Spanjë tashmë shumica e punëve do të bëhen nga shtëpitë për njëa fat të paktën dy-javor.

“Ky vendim do të na lejojë që të reduktojmë numrin e personave të infektuar në një mënyrë më eficente", tha kreu i qeverisë spanjolle.

Sa i përket të prekurve, Spanja është e katërta në botë pas SHBA, Italisë dhe Kinës, por nëse vazhdohet me këto ritme pozicionet mund të ndryshojnë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco