Rama X/ Mbreti vetizolohet me 20 konkubina në hotelin luksoz

Rama X/ Mbreti vetizolohet me 20 konkubina në hotelin luksoz

14:26, 29/03/2020
A+ Aa A-

Mbreti i Tajlandës është një personazh i pranishëm shpesh në tabloidët e Europës për stilin e tij të shfrenuar dhe të çuditshëm të jetesës.

Këtë herë, raportohet se ai ka marrë me vete një harem prej 20 konkubinash dhe është vetizoluar në një hotel luksoz në Gjermani. Mbreti ka prona në jug të Gjermanisë dhe e viziton shpesh Bavarinë.

Këtë herë gazeta BILD shkruan se mbreti Maha Vajiralongkorn, i njohur si Rama X, ka prenotuar plotësisht një hotel të madh në Gjermani.

67- vjeçari e ka prenotuar hotelin me lejen e autoriteteve lokale.

Nuk dihet nëse gruaja e tij e katërt po qëndron në hotel, por 119 anëtarë të enturazhit mbretëror mendohet se janë dërguar mbrapsht në Tajlandë pas shqetësimeve se mund të jenë infektuar me koronavirus.

Mbreti ka një shtëpi të dytë në Gjermani ku kalon pjesën më të madhe të kohës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco