Koronavirusi/ Minjtë mbushin rrugët e New Orleans, pas mbylljes së banorëve në karantinë

Koronavirusi/ Minjtë mbushin rrugët e New Orleans, pas mbylljes së banorëve në karantinë

13:29, 29/03/2020
A+ Aa A-

Rrugët e boshatisura nga njerëzit që janë mbyllur në karantinë, ka bërë që në New Orleans të Shteteve të Bashkuara, të shtohet shumë numri i minjve.

Pas mbylljes së restoranteve dhe kafeneve, mbetjet e të cilave janë një hapësirë e mirë për grumbullimin e këtyre kafshëve, tani kanë nisur të dalin në rrugë për të gjetur ushqim.

Meqenëse ushqimet e shpejta, nuk po hidhen më në kontejner apo në skaje rrugësh, minjve po iu duhet të kërkojnë edhe më largë në mënyrë që të shuajnë urinë.

Numri i minjve është shtuar në masë të madhe, ndërsa përhapja e tyre nëpër rrugë vetëm po shtohet, pasi janë në kërkim të ushqimit për të mbijetuar.

“Sapo e ktheva kokën dhe pashë një grumbull me rreth 30 minj që po copëtonin diçka, ishin shumë të pështirë”, ka thënë një banorë.

Në mënyrë që të mos shumohet numri tyre, banorëve iu është kërkuar që të mos i lënë mbeturinat përjashta, ndërsa të hedhin ushqim të helmuar, në përpjekje që t’i eliminojnë.Tani ka rrezik të shtuar, se minjtë mund të përhapin ndonjë sëmundje, me të cilën mund të bien në kontakt të pastrehët, që jetojnë në rrugë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco