FOTO VIRALE/ Një infermier i lutet Jeruzalemit, tjetri drejt Mekës

FOTO VIRALE/ Një infermier i lutet Jeruzalemit, tjetri drejt Mekës

11:24, 29/03/2020
A+ Aa A-

Punojnë së bashku në frontin e parë kundër koronavirusit. Por këta infermierë izraelitë kanë edhe diçka tjetër që i bashkon. Ata kanë vendosur të luten së bashku në këto kohë të vështira. Njëri i drejtuar drejt Mekës tjetri drejt Jeruzalemit.

Bëhet fjalë për dy anëtare të stafit mjekësor të Be’er Sheva në Izrael. Njëri Avraham Mitz është hebre, ndërkohë që Zoher Abu Jama është mysliman.

“Kjo sëmundje nuk bën dallime midis feve ose gjinive. Diferencat i kemi lënë pas, dhe punojmë së bashku”, thonë ata.  

Fotografia ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, duke marë shumë lëvdata, shkruan A2. Në Izrael janë rreth 3600 rastet me COVID-19.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco