Rusia përfiton nga pandemia, aplikon në masë teknologjinë ‘përgjuese’

Rusia përfiton nga pandemia, aplikon në masë teknologjinë ‘përgjuese’

10:35, 29/03/2020
A+ Aa A-

Rusia nën presidentin Vladimir Putin ka krijuar një teknologji sovrane: Vitin e kaluar liderët e Kremlin aprovuan masa që do të lejonin krijimin e një internet rus, të aftë të krijonte një firewall nga e gjithë bota.

Pandemia e COVID-19 po u jep autoritetee ruse tani mundësinë për të testuar teknologji të reja dhe kjo i ka shtyrë shumë mbrojtës të privatësisë të dyshojë për kapacitetet e reja të ndërtuara nga qeveria.

Një nga mjetet më të kritikuara kanë qënë kamerat e sigurisë së lartë, të cilat njohin fytyrat nëpërmjet sistemit të saj përgjues. Ky mjet u kritikua ashpër nga populli, por tani koronavirusi i ka vënë gjërat nën një ngjyrë tjetër.

Javën e kaluar, Moska pretendon të ketë kapur dhe gjobitur 200 njerëz, të cilët dhunuan karantinënë nëpërmjet këtyre kamerave.

Një metodë tjetër që po përdoret për këtë arsye është vendndodhja e banorëve të Rusisë.

Të dyja këto metoda është e sigurt se do të kundërshtoheshin ashpër në kohë paqeje, por një kohë emergjente si pandemia, ka bërë që shumë vendime të qeverisë të anashkalohen nga populli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco