Nuk zunë mend? DM: Kinezët po shesin lakuriqë sërish në treg

Nuk zunë mend? DM: Kinezët po shesin lakuriqë sërish në treg

09:42, 29/03/2020
A+ Aa A-

Teksa Kina ka lehtësuar kufizimet e vendosura për të luftuar koronavirusin e ri, gazeta më e madhe britanike online, Daily Mail, shkruan se ata nuk e kanë marrë leksionin.

Për të festuar lehtësimin e kufizimeve, kinezët kanë vërshuar sërish në të ashtuquajturat ‘tregje të lagështa’, ku shiten edhe lakuriqë nate.

Një korrespondent i DM shkruan se skenat në këto tregje janë shqetësuese. Aty shiten qen, mace, lakuriqë nate, akrepa, etj.

Jo vetëm kaq, por kasapët i presin dhe i shesin aty për aty.

Mendohet se një kombinim i tillë me gjak dhe jashtëqitje ka qenë faktor i rëndësishëm në kalimin e virusit nga jeta e egër te njeriu.

Autoritetet botërore i kanë bërë thirrje Kinës që të kufizojë shitjen e kafshëve të tilla nëpër tregje.

Mendohet se virusi i ri ka ardhur sërish nga lakuriqët e natës. Ai mund të ketë përdorur një kafshë ndërmjetëse si bartës, me shumë gjasë një pangolin.

Më pas ka kapërcyer te njerëzit dhe po bën kërdinë nëpër botë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco