Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Koronavirusi: Pesë arsye pse duhet të kemi shpresë

Koronavirusi: Pesë arsye pse duhet të kemi shpresë

09:23, 29/03/2020
A+ Aa A-

Duket sikur rastet me koronavirus po shtohen me një shpejtësi të frikshme, kurse lajmet pozitive nuk duken gjëkundi. Megjithatë, BBC thotë se ka të paktën pesë arsye pse duhet të kemi shpresë në këto ditë.

1.Punonjësit e shëndetësisë po duartrokiten në mbarë botën. Mjekë, infermiere dhe të tjerë punonjës shëndetësie janë në vijën e parë të luftës kundër koronavirusit. Sa më shumë përhapet pandemia, aq më shumë shtohet vlerësimi për bluzat e bardha.

2.Kina po lehtëson kufizimet. Vendi nga e ka origjinën virusi besohet se e ka vendosur nën kontroll emergjencën. Shumë pak raste të brendshme janë raportuar ditët e fundit. Kjo do të thotë se në vend janë rikthyer lëvizjet.

3.Italia mund ta ketë kthyer mbrapsht dallgën. U bënë katër ditë që numri i rasteve të reja është në ulje. Edhe OBSH thotë se shenjat e ngadalësimit në Itali janë inkurajuese. Kurse shefi i shëndetësisë në Lombardi tha se ka dritë në fund të tunelit.

4.Progresi shkencor vazhdon. Dhjetëra vaksina janë në zhvillim e sipër. Teksa punohet për to, shkencëtarët po e kuptojnë më mirë virusin. Së fundmi është raportuar se virusi ka pak mutacione dhe vaksina do ofrojë imunitet për një kohë të gjatë.

5.Aktetet e solidaritetit dhe të mirësisë po lulëzojnë. Edhe pse koronavirusi po i mban njerëzit të ndarë, komunitetet janë bashkuar në nevojë. Në mbarë botën ka plot raste të tilla.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco