Mbi 2000 viktima në Francë/ Macron apel për solidaritet: Nuk e dua këtë Evropë egoiste dhe të ndar

Mbi 2000 viktima në Francë/ Macron apel për solidaritet: Nuk e dua këtë Evropë egoiste dhe të ndar

21:25, 28/03/2020
A+ Aa A-

Sipas autoriteteve shëndetësore franceze, numri i të vdekurve në Francë është rritur në 2,314 viktima, nga 1.995 të premten.  

Rastet e përgjithshme të konfirmuara nga koronavirusi në Francë, kanë arritur në 37,575 persona, krahasuar me 32.964 të premten.  

Macron sot ka bërë thirrje për solidaritet më të fortë buxhetor në Evropë sepse tani është koha kur duhet më shumë se kurrë.  

“Evropa duhet të ndjehet krenare dhe e fortë, sepse është. Por me të vërtetë duhet të shkojë shumë më tej. Kjo është arsyeja pse mbroj solidaritetin e buxhetit në menaxhimin e kësaj krize dhe pasojave të saj…nëse nuk tregojmë solidaritet, Italia, Spanja apo të tjerët do të ishin në gjendje t’u thoshin partnerëve të tyre evropianë: ku keni qenë kur keni qenë në front? Unë nuk e dua këtë Evropë egoiste dhe të ndarë”, shtoi Macron.  

Franca do të qëndrojë e mbyllur deri më 15 prill me një valë infeksionesh të reja që priten ende në Paris dhe në rajonet veriore franceze.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco