‘Vdekjet janë 7 herë më të larta’/ Kryetari i bashkisë së Bergamos e pohon për mediat shqiptare

‘Vdekjet janë 7 herë më të larta’/ Kryetari i bashkisë së Bergamos e pohon për mediat shqiptare

16:29, 28/03/2020
A+ Aa A-

Nga raportimet e kryera gjatë periudhës kur ka shpërthyer pandemia e koronavirusit, qyteti e provinca e Bergamos është një nga territoret e goditura më fort në rajonin e Lombardisë.   

Kryetari i Bashkisë së Bergamos, Giorgio Gori, në intervistën e dhënë dhe për RTV Ora, denoncoi se numri i viktimave mund të jetë më i lartë se shifrat zyrtare.  

"Duke analizuar numrin në rritje të personave të vdekur në zyrat e gjendjes civile në komunat e Bergamos kam verifikuar se ka shumë persona që kanë ndërruar jetë gjatë pa u shtruar në spital e pa mundur te testoheshin nëse ishin pozitiv ose jo me coronavirus, tha ai. E ky testimi im, jo shkencor, më lejon të them se numri i personave viktimë me koronavirus në Bergamo është shumë më i lartë se të dhënat zyrtare. Në spitale testi i pozitiviteteti i bëhet vetëm personave që kanë simptoma të forta."  

Gjatë 24 orëve të fundit numri i pacientëve të infektuar në Bergamo është rritur me 386 raste më shumë duke e çuar në 7458 numrin e tyre të përgjithshëm.  

Për një muaj numri i viktimave me koronavirus ka kapërcyer 1 mijë të vdekur, e janë impresionuese imazhet e makinave ushtarake që transportojnë arkivolet në komuna të tjera pasi nuk ka më vend në varrezat e Bergamos e për ritualin e krematoriumit furra e vetme në qytet me një kapacitet maksimumi 25 trupa në ditë, nuk i përballon dot.  

Komuna e Bergamos vazhdon të denoncoj se numri i viktimave është shumë i lartë se ai të dhënave zyrtare e ka publikuar studimin e parë mbi këtë situatë.  

Sipas këtij studimi i përcjellë dhe nga kryetari i Bashkisë së Bergamos Giorgio Gori numri i viktimave në Bergamo është shtatëfish më i lartë se ai në një periudhë normale.  

Në grafikun e këtij studimi shfaqet se nga data 1 mars deri më 24 mars numri i viktimave i banorëve rezidentë e jo rezidentë në këtë qytet është 858.  

Nga data 1 mars deri më 24 mars numri i viktimave të banorëve rezidentë në qytetin e Bergamos është 446 e janë 348 më shumë se sa mesatarja e kësaj periudhe kohore e regjistruar gjatë 10 viteve të fundit.  

Nga një mesatare prej 45 vdekje në javë të regjistruar gjatë 10 viteve të fundit. Është verifikuar një rritje prej 7 herë më shumë nga data 15 deri më 21 mars e numri i vdekjeve ka shkuar më 313.  

Ndërsa në periudhën nga 1 marsi deri më 21 mars rritja e vdekjeve është katërfish më e lartë se ajo e së njëjtës periudhë kohore të 10 viteve të fundit.  

"Bergamo, thotë kryetari i bashkisë, ndodhet në këtë moment të keq e dramatik , pasi nuk përballuam kurimin e  pacientëve në kushte shtëpie. Gjendja e tyre shëndetësore u keqësua duke mos përballuar kurimin e tyre në kushte shtëpie e për të evituar shërbimin në spitale mbërritën në to në gjendje mjaft të rëndë. Gjithashtu në provincën e Bergamos janë 140 mjekët familje të infektuar me koronavirus pasi nuk ishin të mbrojtur siç duhet, qenë  të paarmatosur me mjete mbrojtëse, maska, doreza, tuta  gjatë vizitës së pacientëve të parë me koronavirus. E ky qe një dëm i madh që na u bë, pasi sistemi ynë shëndetësor ka 600 mjekë familje e 140 mjekë të infektuar e dobësoj shumë.. Kemi nevojë në spitale, për anestezistë, specialistë të sëmundjeve infektive, penumolog, mjekë reanimatorë e po na mbërrijnë mjekë nga jashtë si mjekët brazilianë kanë ardhur, do mbërrijnë 31 mjekë rusë e mjekë e specialistë nga vende të tjera. Nuk kam shifra të sakta por kam informacion se ka dhe emigrantë pozitivë e viktima nga koronavirus. Por ndoshta ka një hipotezë se personat me ngjyrë janë më pak të prekur nga virusi. Disa mjekë italianë po bëjnë studime epidemike mbi këtë fakt e duhet thënë se dhe në qendrat e emigrantëve në të gjithë territorin e vendit e në Bergamo ku kemi disa, treguesi i emigrantëve të infektuar nga virusi është minimal. Një mjek në Bresha, doktor Castelli po kryen një studim mbi këtë fakt."  

Ndërsa për transportimin e trupave të emigrantëve viktimë në vendet e origjinës ai thotë se "nuk lejohet absolutisht transportimi i trupave në vendet e origjinës. Do të mundohemi t'u bëjmë një nderim kolektiv me Pershkopin e Bergamos për të gjitha viktimat."  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco