VIDEO/ Gaz lotsjellës dhe shkop kokës për ata që thyejnë ‘shtetrrethimin’/ Reagon Amnesty International

VIDEO/ Gaz lotsjellës dhe shkop kokës për ata që thyejnë ‘shtetrrethimin’/ Reagon Amnesty International

16:09, 28/03/2020
A+ Aa A-

Pasi u forcuan masat e bllokimit për Covid-19, pamje të tmerrshme po qarkullojnë nga Kenia, ku policia ka hedhur gaz lotsjellës në një turmë të udhëtarëve dhe oficerët u filmuan nga telefona celularë duke goditur njerëz me shkopinj.  

 

Në përgjigje të kësaj dhune të papranueshme, “Amnesty International Kenya” dhe 19 grupe të tjera për të drejtat e njeriut reaguan me një deklaratë:  

“Ne u tmerruam nga përdorimi i tepërt i forcës policore përpara kufirit, i cili filloi mbrëmjen e së premtes. Ne vazhdojmë të marrim dëshmi nga të dhunuarit, dëshmitarët okularë dhe pamjet video që tregojnë policinë duke sulmuar anëtarët e publikut në pjesë të tjera të vendit.  

Gazi lotsjellës shkaktoi të vjella tek qindra njerëzit që përpiqeshin të arrinin në një traget në qytetin portual të Mombasa përpara orarit të shtetrrethimit, u panë teksa pështynin dhe fshinin lotët, duke rritur mundësinë e përhapjes së virusit”, thuhet në deklaratë.  

“Associated Press” raportoi të shtunën deklaratën nga ministria e Brendshme e Kenias e cila thoshte se shtetrrethimi “ka për qëllim mbrojtjen ndaj një kërcënimi të dukshëm për shëndetin publik. Thyerja e shtetrrethimit nuk është vetëm e papërgjegjshme, por gjithashtu rrezikon të tjerët”.  

Deri më tani qeveria e Kenias nuk ka bërë me dije se sa persona janë arrestuar deri tani.  

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco