Rama ofendon popullin e tij, Merkel-gjermanëve: Ju falenderoj!

Rama ofendon popullin e tij, Merkel-gjermanëve: Ju falenderoj!

15:23, 28/03/2020
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama shënoi një tjetër pikë të ulët në komunikimin e krizës, kur sulmoi me mllef qytetarët shqiptarë.

Por teksa Edi Rama është i vetmi në Europë që fyen dhe ofendon popullin e tij, ja çfarë ndodh në Gjermani.

Kancelarja Angela Merkel, e vendosur në karantinë pas kontaktit me mjekun e saj, i cili rezultoi pozitiv me koronavirus, ka shpërndarë një mesazh audio. 65-vjeçarja i falenderoi qytetarët për zbatimin e rregullave të distancimit social.

“Nga thellësia e zemrës, ju falenderoj,” tha ajo.

Megjithatë, ajo i ftoi sërish gjermanët të kenë durim. Sipas saj, ende nuk dihet se kur do lehtësohen rregullat e kufizimit. “Do ju lutem, bëni durim”, tha Merkel.

“Kush do që zbaton rregullat, shpëton jetë njerëzish,” tha ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco