‘Na duhen ventilatorë’/ Fjalia e parë në telefonatën Trump-Johnson

‘Na duhen ventilatorë’/ Fjalia e parë në telefonatën Trump-Johnson

13:13, 28/03/2020
A+ Aa A-

Kryeministri britanik, Boris Johnson, i prekur nga koronavirusi, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin amerikan, Donald Trump .

Ky i fundit ka zbuluar detaje nga kjo telefonatë. Sipas tij, Johnson as nuk i tha ‘përshëndetje’, por bëri menjëherë një kërkesë.

“Përpara se të thoshte ‘përshëndetje’, ai tha: ‘na duhen ventilatorë’,” tha Trump.

“I thashë: uau, kjo është një deklaratë e madhe. Shpresoj që ai të jetë në formë të mirë”.

Duke folur përpara gazetarëve, Trump tha se është diçka e tmerrshme që Johnson rezultoi pozitiv.

“Por ai do jetë shumë mirë. Jam i sigurt që do jetë mirë”, tha Trump.

“Ne kemi vende në botë që i kemi miq dhe do i ndihmojmë. Ne mund të ndihmojmë Italinë, ne do ndihmojmë Britaninë”, tha Trump.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco