Lajmi i fundit

LIVE/ Rinis mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë

Koreja e Jugut ofron shpresë, Wuhan rihapet pas dy muajsh izolim

Koreja e Jugut ofron shpresë, Wuhan rihapet pas dy muajsh izolim

11:08, 28/03/2020
A+ Aa A-

Ndërsa Europa dhe SHBA po vuajnë nga epidemia e koronavirusit, nga Azia vijnë lajme të mira.

Koreja e Jugut tha se për herë të parë ka më shumë njerëz të shëruar nga koronavirusi sesa njerëz të sëmurë.

Ky vend raportoi 146 raste të reja të shtunën, duke e çuar numrin total në 9578. Prej tyre, 4811 janë shëruar dhe kanë lënë spitalin.

Nga ana tjetër, qyteti ku nisi epidemia, Wuhan në Kinë, ka nisur pas dy muajsh izolimi që të marrë frymë sërish.

Sipas BBC, qyteti është rihapur pjesërisht. Turma pasagjerësh u fotografuan duke mbërritur në stacionin e trenit të qytetit.

Njerëzit lejohen të hyjnë në qytet, por jo të largohen. Wuhan regjistroi 50 mijë raste me koronavirus dhe 3 mijë viktima.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco