E rrallë në Lombardi/ Qyteza italiane pa asnjë infeksion

E rrallë në Lombardi/ Qyteza italiane pa asnjë infeksion

08:47, 28/03/2020
A+ Aa A-

Lombardia është rajoni më i goditur nga koronavirusi në Itali.

Megjithatë, në komunën Ferrera Erbognone, me më shumë se 1 mijë banorë, në provincën e Pavias, nuk ka asnjë person të infektuar.

“Tgcom24” shkruan se ky është një rast i jashtëzakonshëm, i cili ka detyruar ekspertët ta bëjnë atë edhe objekt studimi. Instituti Neurologjik Mondino i Pavias vendosi të ekzaminojë gjakun e banorëve për të identifikuar praninë e antitrupave.

“Ne kemi zgjedhur të ekzaminojmë gjakun e banorëve në Ferrera Erbognone, sepse është një komunitet në të cilin ende nuk ka asnjë person të infektuar me koronavirus. Studimi i popullatës mund të na sigurojë rezultate mjaft të rëndësishme, të cilat do të ndahen me pas me virologët”, u shpreh drejtori i përgjithshëm i Institutit Neurologjik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

qytetar28/03/2020 10:33

Ndërsa po bëhet anektodike kërkimi i të ashtuajturit "pacient zero", nuk është çudi që në Lombardi e mandej në gjithë Italinë, fillimisht mund të ketë shkuar një stamë e dobët e këtij virusi në këtë fshat me një mijë banorë e ata sot mbase janë të imunizuar sikur të ishin vaksinuar. Epidemiologët gjithnjë e më shumë po i vejnë theksin dukurisë se ky virus nuk vepron njëlloj tek të gjithë njerëzit , e vetë virusi është i shumëllojtë. Duke plikuar sot në faqen online të Top Channel, pashë tre lajme interesante. Në të parin njoftohej se kryetari i partisë Balli kombëtar, deputeti Alimadhi , është infektuar e shtruar në Infektiv, Në të dytin, botoheshin disa fotografi të postuara nga Kujtim Gjuzi, (kryetar i partisë konservatore) që në një fshat në Fushë Krujë, sfidonte karantinën duke u mbledhur me nipërit e tij rreth një dashi të pjekur. Lajmi i tretë , ndonëse dy lajmet e para paraqiteshin si pakujdesi e "deputetëve të djathte", publikonte nje shkelje të rëndë të kërkesës së izolimit mbrenda këtij televizioni. Lajmi i shoqëruar edhe me foto, publikonte se na qenka zhvilluar "Top talenti 3" e "talentet" e reja të grumbulluara edhe me grupe kërcimtarësh apo këngëtarësh,qenkan vlerësuar me çmime nga juria. A thua këta pjesmarës të këtij aktiviteti kanë qenë të karantinuar në Top Chanëll si Big Brother e të jenë testuar për Covid-9 ?

Shto koment

Denonco