‘Vendi im i pari’/ A do e rrënojë korona Europën?

‘Vendi im i pari’/ A do e rrënojë korona Europën?

20:58, 27/03/2020
A+ Aa A-

BILD

Kufij të mbyllur, radhë të gjata kamionësh brenda hapësirës së përbashkët europiane. Ajo që ishte pikturuar si skenar horror i Brexit, tani me krizën e koronavirusit po bëhet realitet me shpejtësi drite.

Çfarë po bën këto ditë BE, për të ndaluar përpjekjet e veçanta të shteteve?

-Shefja e Komisionit, Ursula von der Leyen u ankua përpara samitit të djeshëm të BE, që u zhvillua për herë të parë me video: “Kur Europa duhej të ishte atje për njëri-tjetrin, shumë fillimisht menduan vetëm për veten. Kur Europës i duhej fryma e mirëfilltë e bashkësisë, shumë zgjodhën fillimisht të ecin vetëm. Dhe kur Europa duhej të dëshmonte me të vërtetë se ne jemi një ‘bashkim jo vetëm në mot të mirë’, shumë refuzuan të ofrojnë çadrën e tyre”.

Kurse ministrja e Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer, tha në një intervistë të premten: “Korona-nacionalizmi i disa qeverive dhe politikanëve është i tmerrshëm”.

-“Në lojë është mbijetesa e projektit europian”, tha presidenti francez, Emmanuel Macroon dje në mbrëmje. Ai paralajmëroi kolapsin e zonës Shengen, e cila garanton kufinj të hapur në tregjet e brendshme. Qeveria federale gjermane është po ashtu e shqetësuar për këtë. Një diplomat gjerman i tha BILD: “Tregu i brendshëm- edhe pse tingëllon si term burokratik- është shtylla kryesore e ekonomisë gjermane”.

Shqetësimi i Macron vinte për shkak të mbylljes së kufijve, për shembull nga Polonia dhe Çekia. Polonia i ka kufizuar ndjeshëm lëvizjet dhe kushdo që futet në vend, duhet të kalojë në karantinë për 14 ditë- përfshi edhe ata shoferë kamionash nga Gjermania, të cilët edhe janë kërcënuar.

Përpara kësaj, megjithatë, Gjermania kishte lëshuar një urdhër për të ndalaur hyrjen e punëtorëve sezonalë nga Europa Lindore. Rerth 300 mijë punëtorë, kryesisht nga Europa Lindore, ndihmojnë me sezonin e korrjee dhe shumë të tjerë janë të punësuar nëpër spitale.

Dhe: Gjermania është kritikuar shumë ashpër bashkë me Francën në Bruksel për shkak të ndalimit të eksportimit të pajisjeve mbrojtëse mjekësore. Ky gabim tani është korrigjuar.

 

Përplasje për paratë: vendet e jugut duan korona-bonot

Samiti i BE zgjati gjashtë orë, nga dy të planifikuara më parë. Arsyeja: një përplasje e fortë.

Pika kryesore e polemikës: të ashtuquajturat euro-bono, që Italia, por edhe Spanja dhe Franca, duan të prezantojnë në funksion të krizës së koronavirusit, dhe për këtë arsye quhen korona-bono, edhe pse nuk ekzistojnë.

Këto janë obligacione, që vendet e BE do të lëshonin të gjitha së bashku. Kjo do të nënkuptonte që vendet e BE mund të huazojnë së bashku në tregun e kapitaleve me një normë të vetme interesi. Për vende si Gjermania, që klasifikohen si të sigurta, ato do të ishin më të larta se bonot gjermane. Kurse vende që janë në borxhe të mëdha dhe paraqesin rreziqe të mëdha për investitorët, si Italia, mund të marrin para më lirë.

Kjo do të thotë konkretisht: Italia do që borxhi i BE të bëhet përgjegjësi e komunitetit, Gjermania po reziston.

Gjermania nuk është kundër ndihmës për vendet e prekura veçanërisht nga kriza e koronës, si Italia. Megjithatë, ajo mbështetet te fondi i shpëtimit të BE, i cili aktualisht ka në dispozicion 410 miliardë euro.

Sidoqoftë, kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte kërcënoi se do hedhë poshtë deklaratën e përbashkët përfundimtare.

Në përgjithësi, italianët janë lënë vetëm nga institucionet e BE që nga fillimi i krizës së koronavirusit. Kësaj i shkon më shumë për shtat deklarata e presidentes së Bankës Qendrore Europiane, Christine Lagarde, e cila tha nuk është detyrë e BQE që të mbyllë diferencat e normave të interesit në zonën e euros, për të ndihmuar vendet individuale si Italia. Kjo shkaktoi një rritje të normave të interesit për obligacionet italiane.

 

Megjithatë ka pak solidaritet

Në fund të fundit, vendet e BE vendosën që të investojnë më shumë para për të kërkuar për një vaksinë. Merkel vlerësoi faktin që Komisioni miratoi shpejt ndihmën për kompanitë me probleme dhe tani po organizon blerjen e pajisjeve mbrojtëse, e cila është veçanërisht e rëndësishme për shtetet e vogla. Fushata e kthimit të qytetetarëve të BE do të menaxhohet në mbarë Europën. Solidariteti i ndërsjellë po rritet.

Dhe Gjermania po ashtu po ofron një ndihmë të vogël, pasi po trajton 47 pacientë italianë në kujdesin intesiv. “Ne jemi në anën e miqve italianë,” tha ministri i Jashtëm, Heiko Maas. Ditët e fundit gjithmonë e më shumë shtete kanë rënë dakord të pranojnë pacientë nga Italia dhe Franca. Në këto dy vende kanë vdekur më shumë njerëz se në Gjermani.

“Europa është sërish këtu,” tha shefja e BE, Ursula von der Leyen në një fjalim në Parlamentin Europian. Sidoqoftë ajo e bëri të qartë: “Kriza do vazhdojë së paku disa muaj. Apeli i saj i pazakontë për vendet anëtare në fund ishte ky: “Le të bëjmë gjënë e duhur së bashku, me një zemër të madhe, jo me 27 zemra të vogla”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco