Koronavirusi/ Maroku do shpenzojë 200 milion dollarë për të përmirësuar sistemin shëndetësor

Koronavirusi/ Maroku do shpenzojë 200 milion dollarë për të përmirësuar sistemin shëndetësor

20:16, 27/03/2020
A+ Aa A-

Maroku do të shpenzojë një 2 miliard dirhemë (200 milion dollarë) për të ndihmuar sistemin e tij shëndetësor, në përballje me shpërthimin e koronavirusit, tha Ministria e Financave të premten ndërsa numri i rasteve të konfirmuara në vend u rrit në 333 persona.  

Paratë do të shpenzohen në 1.000 shtretër të kujdesit intensiv, 550 ventilatorë dhe 100,000 komplete testimi, si dhe ilaçe dhe pajisje të tjera, shtoi ministria, raporton Reuters.  

Qeveria ka futur gjithashtu 1 miliard dirhemë në një fond të veçantë për përgjigjen e saj ndaj koronavirusit.  

Të premten, Bashkimi Evropian tha se do të rialokojë 450 milion euro (498.15 milion dollarë) të ndihmës së premtuar më parë për përgjigjen ndaj koronavirusit në Marok, ku 150 milion euro që do të futen menjëherë në fondin special.  

Kabineti qeveritar tha më herët se synonte të rriste numrin e shtretërve të kujdesit intensiv në Marok në 3.000, nga 1.640 tani.  
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco