Koronavirusi godet në zemër të pushtetit/ Infektohet edhe ministri

Koronavirusi godet në zemër të pushtetit/ Infektohet edhe ministri

14:56, 27/03/2020
A+ Aa A-

Askund nuk ka goditur koronavirusi më ashpër në zemër të pushtetit se në Britaninë e Madhe.

Pas kryeministrit Boris Johnson, edhe ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock ka rezultuar pozitiv.

Lajmi bombastik kërcënon që të krijojë një situatë kaotike, pasi të dy janë përgjegjësit kryesorë për trajtimin e krizës së koronavirusit.

Ndërkohë nuk dihet akoma se sa persona të tjerë mund të kenë infektuar të dy.

Boris Johnson ka takuar dhe ka qendruar pranë dhjetëra politikanëve të lartë britanikë. Ai ka qenë në parlament dhe në shumë konferenca për shtyp.

I prekur nga koronavirusi është edhe mbreti i ardhshëm i britanikëve, princi Charles.

Partnerja shtatzënë e Boris Johnson për fat është negative dhe është vetëizoluar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Askushi27/03/2020 16:40

Virusi ishte nisur per vipat e shqiperise, por rama ja ndryshoi rrugen, e korruptoj dhe ja dergoi Londres.

Shto koment

Denonco