Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Edi Rama 'litarin në fyt' profesioneve të lira

Lombardia në Itali/ Fontana: Mendoj se ka nisur ulja

Lombardia në Itali/ Fontana: Mendoj se ka nisur ulja

14:46, 27/03/2020
A+ Aa A-

Lombardia është rajoni më i prekur nga koronavirusi në Itali. Guvernatori i këtij rajoni, Attilio Fontana tha në komunikimin e përditshëm me median se mendon se ka nisur ulja.

“Linja e infeksioneve me siguri nuk po rritet, por unë mendoj se do të fillojë zbritja,” tha ai.

Sipas tij, më shumë tampone po shpërndahen.

“Sot jemi dëshmitarë të uljes së numrit të infeksioneve. Kjo është gjë e mirë, por na duhet një mesatare prej pesë ditësh për të pasur një panoramë më të plotë”, tha ai.

Një ditë më parë, Fontana u shfaq pesimist para medias. “Për fat të keq numrat nuk janë të mirë. Ka një rritje, jam i shqetësuar,” tha ai.

Ndërkohë në Itali po shtohet shqetësimi se infeksionet mund të shtohen në jug të vendit, që është edhe një zonë më e varfër dhe ku sistemi shëndetësor nuk është aq i mirë sa në veri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco