Masa më e fortë në botë kundër koronavirusit, 6 muaj burg kush nuk respekton distancën

Masa më e fortë në botë kundër koronavirusit, 6 muaj burg kush nuk respekton distancën

14:35, 27/03/2020
A+ Aa A-

Autoritetet në Singapor kanë ndërmarrë disa masa të reja më të forta për të parandaluar përhapjen e pandemisë së koronavirusit.

Një ndër to është dhe dënimi me 6 muaj burg për këdo që në mënyrë të qëllimshme nuk respekton distancën nga personi pranë.

Shteti kishte ndërmarrë disa masa të forta më herët kundër koronavirusit, mes të cilave ishte dhe mbyllja e lokaleve, kinemave dhe mos lejimi i eventeve ku grumbullohen shumë njerëz.

Tashmë njerëzit janë të ndaluar të qëndrojnë pranë një tjetri në radhë, apo të ulen në një karrige më afër se një metër në vendet publike.

Fajtorët për këtë gjë do të përballen me një dënim 6 muaj burg dhe një gjobë që varion deri në 7 mijë dollarë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco