Harta e koronavirusit në SHBA, karnavalet që shpërthyen ‘bombën’

Harta e koronavirusit në SHBA, karnavalet që shpërthyen ‘bombën’

14:12, 27/03/2020
A+ Aa A-

SHBA po shkon me shpejtësi drejt shifrës së 100 mijë të infektuarve, shkruan gazeta italiane, Corriere della Sera. Tani ky është vendi me më shumë infeksione në botë, duke parakaluar Kinën.

Numri i viktimave nuk është shumë i lartë, por situata mbetet shumë e vështirë. Kjo për shkak të pasojave ekonomike dhe sociale të mbylljes për shkak të koronavirusit. Javën e kaluar, 3.3 milionë njerëz kanë aplikuar si të papunë, një shifër rekord në histori.

Nga ana tjetër, presidenti amerikan ka premtuar se do e lehtësojë lëvizjen e njerëzve sa më shpejt të jetë e mundur, duke përmendur edhe Pashkët si afat.

Duket se epidemia në SHBA ka nisur që në 19 janar, kur një kinez nga qyteti Wuhan vizitoi Washington-in.

Shqetësuese mbetet situata në disa qytete e shtete, kurse koronavirusi po përparon frikshëm drejt jugut. Qyteti New Orleans po përjeton një makth, që duket se ka nisur nga karnevalet e famshme ‘Mardi Gras’. Mbi 1 milionë njerëz u mblodhën për të festuar më 25 shkurt. Tani ekspertët thonë se ajo mund të ketë qenë ‘festa zero’, një bombë epidemike.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco