“E ardhmja nuk përcaktohet”/ 101-vjeçari italian i shpëton koronavirusit

“E ardhmja nuk përcaktohet”/ 101-vjeçari italian i shpëton koronavirusit

13:32, 27/03/2020
A+ Aa A-

101-vjeçari italian nga qytetit i Riminit është shëruar nga koronavirusi, sëmundje e cila ka infektuar në total në Itali 80,589 njerëz dhe ka marrë 8,215 jetë.

Sipas mediave italiane, i shëruari raportohet të jetë personi më i vjetër që është përmirësuar nga COVID-19.

I moshuari, i cili ka lindur në vitin 1919 ndodhej i shtruar në spitalin e Riminit, pasi rezultoi pozitiv me koronavirus.

Zv.kryebashkiakja e Riminit, Gloria Lisi tha gjatë një interviste televizive se “të gjithë në spital filluan të flisnin” për rastin e pacientit në fjalë.“Të gjithë kanë shpresë për të ardhmen”

Lisi shtoi më tej: “Familjarët e tij e dërgua në shtëpi të mërkurën, duke lënë kështu një mësim për të gjithë se edhe në moshën 101-vjeçare, e ardhmja nuk përcaktohet”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco