Të gjithë mund të prekemi/ Vdes adoleshentja, dedikimi prekës i motrës

Të gjithë mund të prekemi/ Vdes adoleshentja, dedikimi prekës i motrës

12:42, 27/03/2020
A+ Aa A-

Një adoleshente 16-vjeçare ka ndërruar jetë në Paris, duke u bërë viktima më e re nga koronavirusi në Francë. Mamaja e Julie tha se kjo që i ndodhi familjes është e “papërballueshme”.

Autoritetet shëndetësore e konsideruan vdekjen e 16-vjeçares “tragjike”, ndërsa thanë se pjesa më e madhe e njerëzve që humbin jetën nga koronavirusi janë të moshuar dhe që kanë probleme serioze shëndetësore.

Sipas motrës së saj të madhe, e mitura nuk kishte probleme të tjera me shëndetin.

“Ndaloni së menduari që ky virus infekton vetëm të moshuarit. Të gjithë mund të prekemi nga COVID-19”, tha motra e së ndjerës.

Po ashtu, familjarët u shprehën për mediat vendase se e gjitha ndodhi shumë shpejt dhe se Julia ankohej fillimisht vetëm për kollën. Shëndeti i saj u përkeqësua gjatë javës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Koment27/03/2020 13:02

Nese do ndodhte ketu ministria jone do thoshte qe vuante nga semundje kronike. Besa Shahini te hape shkollat se ska rrezik.Njerezit te mos dalin nga shtepia por taksat duhet te dilni ti paguani se virusi nuk infekton njerez qe paguajn taksa. Ne fund dhe po u infektuat pune per ju. Secili per vete Zoti per te gjithe.

Shto koment

Denonco