5,780 raste të reja me Covid-19 në një ditë në Gjermani: 42,228 të infektuar dhe 253 viktima

5,780 raste të reja me Covid-19 në një ditë në Gjermani: 42,228 të infektuar dhe 253 viktima

10:18, 27/03/2020
A+ Aa A-

Gjermania ka tashmë 42.228 raste të konfirmuara të koronavirusit.

Vetë m në 24 orët e fundit ka patur një rritje prej 5,780 rastesh.

Të dhënat janë konfirmuar nga qendra e sëmundjeve infektive të vendit, Instituti Robert Koch.

Deri më tani 253 persona kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19.

Ndërkohë, më herët ditën e sotme, kancelarja Angela Merkel deklaroi se masat kufizuese do të vazhdojnë për shkak të Covid-19.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco