38 të vdekur në shtëpinë e të moshuarve në Itali/ Kërkohen analiza me urgjencë

38 të vdekur në shtëpinë e të moshuarve në Itali/ Kërkohen analiza me urgjencë

10:09, 27/03/2020
A+ Aa A-

Në një shtëpi të moshuarish në Lodi të Italisë kanë ndërruar jetë 38 persona në periudhën 1-25 mars. Ata të gjithë ishin të prekur nga koronavirusi. Për të mos lejuar që infeksioni të përhapet më shumë tek 250 të moshuarit e tjerë, të sëmurët me COVID-19 duhet të ndahen nga pjesa tjetër.

Dhe për ta kryer këtë, i kërkohet prefektit të ndërhyjë sepse të moshuarit nuk pranonin të kryenin testimet dhe të ndaheshin.

Këshilltarët Bashkiakë të opozitës në Lodi i kanë drejtuar një kërkesë prefektit Marcello Cardona.

“Ne po shkruajmë t’ju kërkojmë të ndërhyni urgjentisht, duke rregulluar që ata të kryejnë testime për të gjithë të moshuarit dhe stafin.”

Presidenti Sancilio ka bërë presion ndaj atyre për javë të tëra që të testohen.

“Në realitet pa tampona ne nuk mund ta dimë se nga çfarë vdesin të moshuarit. Atëherë çfarë të bëjmë? Duhet që ata të ndihmohen dhe testohen të gjithë. Për punonjësit kemi blerë maska të mjaftueshme dhe pajisje mbrojtëse.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco