Kina mbyll kufijtë për të huajt. Gazetari: Në fund të prillit gati vaksina

Kina mbyll kufijtë për të huajt. Gazetari: Në fund të prillit gati vaksina

09:16, 27/03/2020
A+ Aa A-

“Kina nuk do të lejojë më njerëz nga jashtë. Do të bëjnë përjashtim ata me pasaportëe diplomatike, ata që kanë një vizë kortezie dhe personat me vizë C, pra që punojnë si stjuardesa dhe stafet e anijeve turistike. Vendimi hyn në fuqi në datën 28”.

Gazetari i News 24, Edison Myrteza në një lidhje me Skype tregoi për masat e reja që do të marrë vendi nga ku u përhap koronavirusi, duke qenë se prej ditësh asnjë rast i të prekurve nuk është më nga Kina. Myrteza njoftoi se me një vendim të qeverisë atje, që nesër Kina do të mbyllë kufijtë për shtetasit e huaj.

Ai tha ndër të tjera se në Pekin jeta vazhdon normalisht, por gjitashtu edhe në Wuhan ka nisur gjallërimi.

“Janë hapur disa shkolla, po ashtu edhe dyqanet e vogla. Atje po punon me kapacitet të plotë fabrika që prodhon maska, dhe ka nisur gjithashtu eksporti i tyre drejt Spanjës, Italisë, Portugalisë e Greqisë. Megjithatë, që banorët të lëvizin lirshëm nëpër rrugë në Wuhan, duhet pritur data 8 prill”,- tha gazetari.

Sa për datën e një vaksinë të mundshme, gazetari shtoi se, specialistët virologë atje janë të bindur që do ta kenë një të tillë në fund të muajit të ardhshëm.

“Specialistët virologë kanë deklaruar që do ta kenë gati në muajin prill vaksinën, më saktë  në fund të muajit prill”,- shtoi Myrteza.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco