Raporti i zi: 30 mln viktima, vendet në zhvillim do shkatërrohen

Raporti i zi: 30 mln viktima, vendet në zhvillim do shkatërrohen

22:58, 26/03/2020
A+ Aa A-

Më shumë se 30 milionë njerëz në botë do të vdesin nëse nuk ndërhyhet me shpejtësi. Kështu thuhet në një raport të Imperial College London. Strategjia që sugjerojnë ata është testim masiv dhe distancim social strikt. Sipas raportit, vendet me të ardhura më të ulëta do goditen më rëndë se vendet e pasura. Nëse veprohet shpejt, vdekshmëria do ulet me 95 përqind

Nga David Shukman, BBC

Pavarësisht se kanë përdorur një gjuhë të kujdesshme, ky studim është një vizion i tmerrshëm i asaj se çfarë do të shkaktojë pandemia në nivel global, veçanërisht për njerëzit e varfër të planetit.

Sistemet e tyre shëndetësore janë më në rrezik për shkak të familjeve të mëdha dhe gjeneratave të vjetra më të rrezikuara. Perspektiva për vendet në zhvillim është e zymtë.

Duke folur me shkencëtarët që kanë përgatitur raportin, ishte e qartë se ata ishin në dijeni të implikimeve të tmerrshme të punës së tyre.

Fillimisht, studimi ishte planifikuar të publikohej javën e shkuar, por teksa kalonte çdo ditë, të tjera të dhëna i shtoheshin modelit- një simulim kompjuterik i pandemisë- për ta bërë më të saktë.

E gjitha kjo çoi në një konkluzion të ashpër: ndërsa virusi përhapet, vetëm masat më drakonike do të zvogëlojnë ndikimin dhe se vendet më pak të afta për të mbrojtur veten, do jenë më të goditurat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco