Tragjike/ 5 vjeçari jetim ndërron jetë në spital, u dhunuar nga tezja, burri i saj dhe gjyshja

Tragjike/ 5 vjeçari jetim ndërron jetë në spital, u dhunuar nga tezja, burri i saj dhe gjyshja

21:27, 26/03/2020
A+ Aa A-

Ka ndërruar jetë pas dy ditësh në spital, një pesë vjeçar jetim, nga West Virgina e SHBA-ve, pasi ishte dhunuar sistematikisht nga gjyshja, tezja dhe burri i saj.  

Si rrjedhojë e dhunës kishte pësuar trauma serioze të kokës, si edhe një çarje të madhe në organin gjenital, shkruajnë mediat e huaja.  

Ditën që vogëlushi humbi jetë, tre personat që kujdeseshin për të miturin, pas  vdekjes së babait të tij, qershorin e kaluar, janë arrestuar dhe akuzuar për vrasje.  

Sipas mediave, Peter Wodzinski, 32 vjeç, gruaja e tij Chasity Wodzinski (tezja e vogëlushit), 29 vjeçe dhe nëna e saj Michaelle Boggs (gjyshja e vogëlushit), 48 vjeçe, tashmë janë pas hekurave.  

I identifikuar si Keaton Boggs, vogëlushi i ndjerë, pas vdekjes së të atit, shkoi për të jetuar me tezen, Chasity dhe burrin e saj, Peter. Besohet se gjatë këtyre muajve i mituri është dhunuar sistematikisht nga çifti dhe gjyshja.  

Me të mbërritur në spital, stafi mjekësor ka njoftuar policinë,  për shkak të natyrës së lëndimeve që djali kishte pësuar.  

Besohet që trauma e kokës së 5 vjeçarit ishte aq e rëndë, sa që kishte shkaktuar emoragji celebrale. Megjithatë tre të akuzuarit pretendojnë se këto lëndime ishin aksidentale dhe nuk ishin shkaktuar prej tyre.  

Tashmë të tre monstrat do të përballen me 15 vite burg për këtë krim dhe aktualisht ndodhen në burgun rajonal në veri të qytetit.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco