Pavarësisht koronavirusit, SHBA i vendos sanksione të reja Iranit

Pavarësisht koronavirusit, SHBA i vendos sanksione të reja Iranit

20:37, 26/03/2020
A+ Aa A-

Të enjten, Shtetet e Bashkuara listuan pesë kompani iraniane dhe irakene, si dhe 15 individë për mbështetjen e grupeve terroriste, në raundin e tretë të sanksioneve mbi objektivat iraniane gjatë dy javëve të fundit, pavarësisht se Teherani po lufton me shpërthimin e koronavirusit.  

Në një deklaratë, Departamenti i Thesarit i SHBA i akuzoi ata se synonin të mbështesin Korpusin Islamik të Gardës Revolucionare (IRGC) dhe krahun e saj elitar të jashtëm paramilitar dhe spiunazh, si dhe për transferimin e ndihmës për milicitë e mbështetur nga Irani në Irak si Kataib Hezbollah dhe Asaib Ahl al-Haq, të gjitha të cilat Uashingtoni i konsideron organizata të huaja terroriste, raporton Reuters.  

Pentagoni fajësoi Kataib Hezbollah për një sulm me raketa në 11 mars që vrau një britanik dhe dy personel amerikan në Irak.  

Zyrtarët e SHBA-së thonë se ata planifikojnë të vazhdojnë sanksionimin e Iranit, në përpjekje për ta detyruar atë të frenojë aktivitetet e tij bërthamore, raketore dhe rajonale, pavarësisht nga shpërthimi i koronavirusit, i cili ka vrarë 2.234 njerëz në Iran.  

Thesari akuzoi ata si përgjegjës për "aktivitete malinje", përfshirë shitjen e naftës iraniane në Siri, kontrabandën e armëve në Irak dhe Jemen dhe mbështetjen e militantëve irakenë që sulmojnë forcat e SHBA.  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco