VIDEO/ Punonjësja e supermarketit përlotet pasi abuzohet nga blerësit, klientja apel qytetarëve

VIDEO/ Punonjësja e supermarketit përlotet pasi abuzohet nga blerësit, klientja apel qytetarëve

19:53, 26/03/2020
A+ Aa A-

Një foto e një punonjëse të supermarketit Woolworths, e tregon atë të përlotur, pasi realiteti I zymtë për shumë punëtorë të shitjeve me pakicë, tregon se ata janë duke u abuzuar nga klientë të zemëruar për mungesat në raftet e dyqaeve, të shkaktuara nga blerjet e panikut si pasojë e koronavirusit.  

Fotografia e shpërndarë në Facebook tregonte një punëtore të rraskapitur në lot, pasi ajo u trajtua në mënyrë të tmerrshme nga klientët e pasjellshëm në supermarketet australiane, raporton Dailymail.  

Mungesat dhe racionimi kishin zemëruar shumë klientë që po nxirrnin natin e tyre ndaj stafit dhe blerësve të tjerë, me disa raste edhe të zënkave fizike.  

Një grua që publikoi imazhin kërkoi që klientët të kuptonin realitetin.  

"Këta punëtorë të varfër janë përlotur për shkak të mënyrës se si njerëzit i trajtojnë ata, duke i fajësuar dhe duke i abuzuar për diçka për të cilën ata nuk e kanë në dorë," tha një grua.  

'Ata janë njerëz ashtu si pjesa tjetër e jona, duke u përpjekur të sigurojnë jetesën, duke u përpjekur të bëjnë punën më të mirë të mundshme për të gjithë në këtë moment.  

'Bëhuni një njeri i mirë në këto kohë, kurrë nuk e dini se çfarë po lufton dikush në jetën e tyre dhe po abuzoni dikë për shkak se nuk keni mundësi të blini tre pako makarona ose disa letëra higjienike.'  

  

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco