Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Reflekton edhe Suedia/ Vdekjet rriten me 60% në 24 orë, konfirmohen 66 viktima

Reflekton edhe Suedia/ Vdekjet rriten me 60% në 24 orë, konfirmohen 66 viktima

19:25, 26/03/2020
A+ Aa A-

Suedia po konsideron një izolim të Stokholmit nga pjesa tjetër e vendit, pas një rritje të vdekjeve nga koronavirusi në kryeqytet.  

Vendi raportoi 66 vdekje të koronavirusit të enjten, me 60 përqind nga 41 të raportuar në të njëjtën kohë të mërkurën dhe me më shumë se gjysmën e totalit, kishin ndodhur në kryeqytet, raporton Dailymail.  

Ndërkohë rastet u rritën me 534 në 24 orë nga 2,272 në 2,806, një rritje prej 23 përqind e cila është në përputhje me kurbën e rritjes eksponenciale të parë në vendet e tjera evropiane, domethënë rastet janë dyfishuar afërsisht çdo tre ditë.  

Suedia deri tani ka rezistuar në krahasim me vendet e tjera evropiane, përfshirë fqinjët Norvegjinë dhe Danimarkën, të cilat kanë aplikuar bllokime të plota, por shifrat e fundit i kanë shtyrë politikanët të rimendojnë masat e mara deri tani.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco