Kjo krijesë e trafikuar mund të ketë sjellë pandeminë

Kjo krijesë e trafikuar mund të ketë sjellë pandeminë

18:47, 26/03/2020
A+ Aa A-

Pangolinët e trafikuar mund të kenë sjellë pandeminë. Kjo krijesë është zbuluar se mban viruse të lidhura ngushtë me atë që ka pushtuar botën, raporton BBC.

Shkencëtarët thonë se shitja e kafshëve të egra nëpër tregje duhet ndaluar në mënyrë të rreptë, për të minimizuar shpërthimet e mundshme në të ardhmen.

Në një studim të publikuar nga revista ‘Nature’, shkencëtarët thonë se duhet shumë kujdes kur trajtohen këto kafshë.

Ata kërkojnë që të bëhet një mbikëqyrje më e madhe e pangolinëve që të kuptohet se cili është roli i tyre në transmetimin e sëmundjeve te njerëzit.

Më herët shkencëtarët kanë spekuluar se virusi ka ardhur nga lakuriqët. Megjithatë, akoma nuk dihet se si ka kërcyer virusi nga kafshët te njeriu.

Pangolini mund të jetë një nga krijesat më të rrezikuara në botë. Kjo krijesë e vogël dhe e ndrojtur, pa dhëmbë është mamali më i vogël me skelet në botë.

Por gjithashtu mbetet krijesa më e trafikuar në botë dhe është në listën e kafshëve më të rrezikuara për zhdukje. Kjo për shkak se shumë kinezë besojnë se ai mund të kurojë shumë probleme shëndetësore, duke nisur nga impotenca, artriti, kanceri në mëlçi, aknet e madje edhe astmën.

Sigurisht këto janë thjesht trillime. Por kjo nuk i pengon kinezët që ta përdorin mishin e pangolinit si një shenjë pasurie dhe privilegji nëpër bankete. Disa madje preferojnë që të konsumojnë fetusin e pangolinit, i cili hidhet në supë ose verë. Besohet se ai shërben si afrodiziak.

Një krijesë e tillë shitej edhe në tregun e Wuhan-it, prej nga buroi sëmundja e koronavirusit.

Një pangolin kushton të paktën 15 mijë dollarë. Shumë aktivistë në mbarë botën kanë nisur prej kohësh një fushatë për të mbrojtur këtë krijesë nga zhdukja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Noci noc26/03/2020 22:56

Krijesa qe e perhapi pandemine eshte njeriu. Njerzit e modifikuan ne lab dhe aksidentalisht apo me dashje e leshuan. Perhapni tymnaje sa te doni faktet jane kudo per ate qe do te shikoje.

Maloku26/03/2020 19:15

U q... deri nene çajnizeve.

Shqiptari26/03/2020 19:11

KJO PANDEMI GLOBALE COVID-19 TREGOI SE BOTA KA ARRITUR NJE SHKALLE DEGRADIMI DHE DEGJENERIMI TOTAL TE HUMANIZMIT DHE MBROJTJES SE NATYRES! ZOTI PO HAKMERRET! NJEREZIT JANE BERE TE TERBUAR DREJT PARASE, PASURIVE DHE DEGJENERIMIT! VETEM NJE PAKICE E VOGEL NJEREZISH JANE PASURUAR PADREJTESISHT DHE KANE GRUMBULLUAR QINDRA E MIJERA MILIARDA DOLLARE TE BARABARTE ME 90% TE PJESES TJETER TE POPULLSISE SE VARFER, TE DISKRIMINUAR, TE PAUSHQYER, TA PASTREHE, TE PAVESHUR E TE PAPUNE! 60% E SIPERFAQES TOKESORE TE GLOBIT ESHTE LENE E PAZHVILLUAR, NE SKAMJE DHE VARFERI EKSTREME DHE POPULLSITE E KETYRE ZONAVE GJEOGRAFIKE KANE EMIGRUAR DHE PO EMIGROJNE PA ASNJE SHPRESE NE EVROPE, NE SHBA, KANADA, AUSTRALI E GJETKE DUKE I MBIPOPULLUAR PA KRITERE KETO VENDE! COVID-19 TREGOI SE OKB, OBSH, ODIHR DHE TE GJITHA ORGANIZATAT GLOBALE DUHET TE DALIN ME NJE PLAN GLOBAL ZHVILLIMOR PER TE GJITHE GLOBIN. MILIARDERET OSE TE DOREZOJNE MILIARDAT E BLLOKUARA NE LLOGARITE E TYRE OSE TI PERDORIN NE FUNKSION TE ZHVILLIMIT GLOBAL! SOT KA ARDHUR KOHA!

Shto koment

Denonco