Lajmi i fundit

LIVE/ Grupi i dialogut në komisionin e ligjeve, deklaratë për mediat

Habit politikani: Të varfërit nuk i zë koronavirusi

Habit politikani: Të varfërit nuk i zë koronavirusi

18:49, 26/03/2020
A+ Aa A-

Një guvernator meksikan ka deklaruar se njerëzit e varfër kanë imunitet nga koronavirusi. Miguel Barbosa, guvernator i Pueblas, ka argumentuar se shumica e 500 të prekurve nga COVID-19 në Meksikë janë persona të pasur.
“Nëse je i pasur, je në rrezik. Nëse je i varfër, jo. Ne, njerëzit e varfër, kemi imunitet”, tha Barbosa.
Por, zyrtarë të tjerë, pasi e kanë kritikuar Barbosën për një deklaratë të tillë, kanë thënë se 2/3 e rasteve me koronavirus e kanë marrë virusin nga udhëtimet që kanë bërë jashtë shtetit. Ndërsa të varfërit nuk kanë të ardhura për të udhëtuar.

Deri më sot, në të gjithë botën, nuk ka asnjë provë shkencore se të varfërit kanë imunitet ndaj koronavirusit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco