Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Itali, 662 viktima në 24 orët e fundit/ Rritet sërish numri i të prekurve

Itali, 662 viktima në 24 orët e fundit/ Rritet sërish numri i të prekurve

18:20, 26/03/2020
A+ Aa A-

Trendi i personave të infektuar me COVID-19 pëson sërish rritje në Itali.

Nëse katër ditët e fundit kurba vinte në rënie, shifrat e sotme flasin krej ndryshe, duke shënuar 4492 raste më shumë se një ditë më parë.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 662 vdekje (dje 683), duke e çuar numrin total të viktimave në 8165, përcjell Syri.net.

Ndërsa një tjetër shifër jep shpresë: numri I të shëruarve ka arritur në 10361 persona, 999 më shumë se një ditë më parë.

Sa i përket numrit total të të prekurve, numri sot ka arritur në 80.539.

Krahasuar me shtetet e tjera, Italia renditet vendi i parë në botë sa i përket viktimave duke lënë pas Spanjën, Kinën, dhe SHBA, /A.R, Syri.net

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco