Forcat ushtarake amerikane largohen nga baza irakene afër Mosulit

Forcat ushtarake amerikane largohen nga baza irakene afër Mosulit

17:53, 26/03/2020
A+ Aa A-

Trupat e koalicionit të udhëhequr nga SHBA që luftojnë Shtetin Islamik, të enjten filluan të largoheshin nga një bazë ajrore në Irakun e veriut, duke ia dorëzuar atë plotësisht ushtrisë irakene si pjesë e një zvogëlimi të forcave të huaja në vend.  

Përfundimi i përgjithshëm i marrëveshjes do të shohë që forcat e koalicionit të lëvizin në një numër më të vogël bazash dhe të zvogëlojnë personelin, raporton Reuters.  

Koalicioni nuk ka dhënë detaje ose numra.  

Baza ajrore e Qayyara, në jug të qytetit të Mosulit ku Shteti Islamik shpalli Kalifatin e saj në vitin 2014, është baza e dytë që do t'u dorëzohet irakianëve këtë muaj.  

Trupat e koalicionit lanë një bazë në al-Qaim në kufirin sirian javën e kaluar.  

"Koalicioni do të operojë në më pak vende, por mbetet i përkushtuar për të mbështetur partnerët tanë në luftën e tyre kundër Shtetet Islamike," tha në një deklaratë Vincent Barke, gjeneral brigade i koalicionit.  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco