Front të bashkuar kundër pandemisë/ Drejtuesit e G20 angazhohen në prioritetin absolut

Front të bashkuar kundër pandemisë/ Drejtuesit e G20 angazhohen në prioritetin absolut

16:52, 26/03/2020

Drejtuesit e G20 thanë që gjatë ditës së enjte ata ishin të përkushtuar të paraqesin një front të bashkuar kundër pandemisë së koronavirusit, duke e quajtur atë "përparësinë e tyre absolute" për të trajtuar ndikimet e tij shëndetësore, sociale dhe ekonomike.  

Gjatë një video-konferencë, udhëheqësit thanë se ishin të përkushtuar të rivendosin besimin, ruajnë stabilitetin financiar dhe të sigurojnë rritjen ekonomike, raporton Reuters.  

Ata thanë se ishin të angazhuar për të zgjidhur pengesat në zinxhirët e furnizimit global dhe u kërkuan ministrave të financave dhe guvernatorëve të bankave qendrore, të koordinohen rregullisht së bashku dhe me organizatat ndërkombëtare, për të zhvilluar një plan veprimi në përgjigje të pandemisë.  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco