Lufta me koronavirusin/ Këto mjete shkaktojnë frikë në New York

Lufta me koronavirusin/ Këto mjete shkaktojnë frikë në New York

15:39, 26/03/2020

Në qytetin e Nju Jorkut, autoritetet e shëndetit janë duke ndërtuar një morg të përkohshëm për t’u përballur me një numër potencialisht të lartë të viktimave të shkaktuara nga koronavirusi.

Zyra e Ekzaminuesit Kryesor Mjekësor është shprehur se strukturat frigoriferike janë duke u vendosur në Manhattan dhe si funksion do të kenë ofrimin e kapaciteteve shtesë në rast se morgjet e qytetit do të mbushen, shkruan abcnews.al

Kamionët-frigoriferë janë parkuar jashtë spitalit Bellevue, ndërsa mjekët e përshkruajnë situatën si “apokaliptike”.

Një zëdhënës i kryebashkiakut Bill de Blasio është shprehur se masat po merren në mënyrë që qyteti të jetë i përgatitur për çdo lloj situate që mund të vijë si pasojë e krizës së krijuar nga epidemia e koronavirusit.

Kjo Zyrë e ka përdorur këtë taktike me morg të përkohshëm edhe herë të tjera në të shkuarën, përfshirë këtu edhe në tragjedinë që ndodhi më 11 shtator të 2001.

Prania e kamionëve ka krijuar edhe panik mes qytetarëve pasi vendosja e tyre tregon që numri i viktimave pritet të jetë i madh.

Deri më tani, sipas të dhënave të publikuara në worldmeters, Nju Jorku mbetet shteti më i prekur nga koronavirusi në SHBA me 33,013 raste të konfirmuara. Deri më tani, numri i viktimave është 366.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco