Drama italiane: Vdesin edhe tre mjekë, numri shkon në 36

Drama italiane: Vdesin edhe tre mjekë, numri shkon në 36

15:25, 26/03/2020

Italia po përjeton dramën më të rëndë që pas Luftës së Dytë Botërore për shkak të koronavirusit.

Të dhënat e fundit tregojnë se kanë ndërruar jetë edhe tre mjekë. Sipas Repubblica, tani janë 36 mjekë që kanë ndërruar jetë që kur nisi kriza.

Tre mjekët që ndërruan jetë ishin nga Bergamo.

Në total janë 6205 të prekur nga personeli mjekësor në Itali. Kjo do të thotë 9 përqind e rasteve totale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco