Dyshohej se mund të ishte prekur me CoVid-19, del analiza e kreut të Mbrojtjes Civile në Itali

Dyshohej se mund të ishte prekur me CoVid-19, del analiza e kreut të Mbrojtjes Civile në Itali

15:12, 26/03/2020

Pasi ditën e djeshme ka shfaqur simptoma të ngjashme me COVID-19 si temperature gjatë komitetit operativ, kreu i Mbrojtjes Civile italiane Angelo Borrelli ka rezultuar negativ ndaj analizës së koronavirusit.

Për shkak të kësaj gjendje ditën e djeshme Mbrojtja Civile lajmëroi se konferenca e përditshme për shtyp mbi urgjencën e koronavirusit që zhvillohej çdo ditë në orën 18:00 u pezullua.

Italia po përballet më një nga vështirësitë e saj më të mëdha për shkak të COVID-19.

Deri tani në shtetin fqinjë kanë humbur jetën 7503 persona dhe janë infektuar rreth 60 mijë, por edhe janë shëruar 9.362 të tjerë./TCh/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco