Refuzoi të telefononte ambulancën/ Historia prekëse e bankierit të “shëndetshëm” që vdiq i vetëm

Refuzoi të telefononte ambulancën/ Historia prekëse e bankierit të “shëndetshëm” që vdiq i vetëm

15:05, 26/03/2020

Një bankier i shëndetshëm nga Uellsi ka ndërruar jetë në banesën e tij teksa ndodhej në vetizolim pas simptomave të koronavirusit, pasi refuzoi të telefononte ambulancën me argumentin se mund të ishin “shumë të zënë duke u kujdesur me njerëz të tjerë”.

Tim Galley, për të cilin mendohet se nuk kishte pasur probleme të tjera shëndetësore, i duhej të qëndronte i ndarë nga e dashura e tij, Donna Cuthbert, pasi flloi të përkeqësohej. Sëmundja filloi me një gudulisje të vogël në fyt, e cila u agravua më pas. Në Britaninë e Madhe regjistrohen më shumë se 9,500 të infektuar me koronavirus dhe 465 të vdekur.

E dashura e tij tha se 47-vjeçari filloi të kishte ethe dhe se vendosi që të mos shkonte në punë. Ajo e kishte të pamundur që të shkonte dhe ta shihte sepse ai vendosi që të qëndronte më vete.

Zonja Cuthbert u shpreh se: “U shqetësova shumë në momentin kur filloi të mbulohej nga ethet, pasi shqetësohesha për koronavirusin. Por, ai dëshironte që të më mbronte dhe unë nuk mundesha që të shkoja e ta vizitoja.”

Mamaja e tij shtoi: “Ndërsa ai po përkeqësohej vazhdimisht, i kërkova që të telefononte një ambulancë, por ai vazhdonte të më thoshte se ishte mirë, se ai nuk kishte probleme shëndetësore dhe se ata do të ishin tepër të zënë duke u marrë me njerëz të tjerë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco