Thyhet rekordi i vitit 1982/ Papunësia në SHBA në nivele alarmante

Thyhet rekordi i vitit 1982/ Papunësia në SHBA në nivele alarmante

14:48, 26/03/2020

Numri i amerikanëve që kanë aplikuar si të papunë regjistroi një shifër rekord javën e shkuar.

Mësohet se 3.28 milionë amerikanë aplikuan për papunësi në kohën e pandemisë së koronavirusit.

Kjo është shifra më e lartë e regjistruar ndonjëherë, duke thyer rekordin e vitit 1982, kur 695 mijë vetë aplikuan si të papunë.

Edhe në vitin 2008 nuk pati kaq shumë aplikime.

Për shkak të krizës, pritet të nënshkruhet një paketë stimulimi me vlerë 2 trilionë dollarë, më e madhja në histori.

Nga kjo paketë, secili amerikan do marrë direkt 1200 dollarë si ndihmë financiare. Po ashtu do ndihmohen industritë e prekura nga kriza, si për shembull linjat ajrore.

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se shpreson që ekonomia t’i kthehet punës për Pashkë, që sivjet festohen më 12 prill.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco