Dy video shokuese nga Spanja/ Sulmohen ambulancat...

Dy video shokuese nga Spanja/ Sulmohen ambulancat...

14:15, 26/03/2020

Spanja po bëhet epiqendra e koronavirusit në Europë, pasi numri i viktimave i kaloi 4 mijë. Për të kuptuar situatën e rëndë në vend, mjaftojnë këto dy video të rënda.

Sikundër është raportuar, virusi ka goditur ashpër azilet e pleqve. Në videon e parë shihet se si të rinjtë dhe banoërt e një qyteze hodhën gurë dhe sulmuan një flotë me autoambulanca që po sillnin pacientët e moshuar me koronavirus në një qendër të re kujdesi. Policia u desh të ndërhynte për të shpërndarë protestuesit, që rrethuan azilin e ri.

Ndërkohë një video tjetër tregon se si është tejmbushur një spital pranë Valencias. Korridoret janë plot me njerëz që presin të trajtohen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco